Dalin pamjet e vrasjes makabër! Si shqiptari qëlloi me thikë të shoqen me fëmijën në krahë (FOTO LAJM)

Së fundmi kanë dalë fotot e rënda të ngjarjes që ka tmerruar kalimtarët në Bolzano të Italisë, shkruan Albeu.com

Çdo gjë nisi dhe përfundoi në mes të rrugës ku pas një sherri verbal shqiptari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, kjo e fundit ishte duke mbajtur në krahë fëmijën disa muajsh.

Në vendin e ngjarjes janë fotografuar shenjat e shumta të gjakut që kanë mbetur në tokë si pasojë e plagosjes së rëndë që ka pësuar e reja shqiptare. Media italiane nuk bën me dije emrat e çiftit shqiptar, por shprehet se 29 vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Pas aktit të rëndë, shqiptari ka tentuar të arratiset por një grup kalimtarësh kanë bërë të mundur “arrestimin” e tij, derisa në vendngjarje ka ardhur policia dhe e ka prangosur. Deri më tani mbetet mister arsyeja që ka sjellë këtë krim të rëndë./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori