Mbi 65 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje
Numri i fletëvotimevepavlefshme mbetët shqetësues në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, qofshin ato lokale apo parlamentare. Në zgjedhjet e 22 tetorit, numri i fletëvotimevepavlefshme është 65 mijë e 370 fletëvotime.

Përveç këtyre votave të pavlefshme, qytetarët në zgjedhjet e fundit disa fletëvotime madje as nuk i kanë plotësuar.

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të KQZ-së, numri i këtyre fletëvotimeve të zbrazta nuk është i vogël. Bëhet fjalë për 6 mijë e 769 fletëvotime të tilla, shkruan Indeksonline.

E Prishtina është komuna që prin më se shumti fletëvotimepavlefshme, ku gjithsej janë 6 mijë e 753 vota të pavlefshme. Pastaj Prizreni me 5,202, Ferizaj 4,479, Peja me 2,781, etj.

Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme numri i fletëvotimevepavlefshme ka qenë mbi 52 mijë.
Shtuar më 11/11/2017, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori