"Zjarr" në Tiranë, Rama dhe Meta shtrengojnë duart në Prishtinë (VIDEO)
Situata mjaft e tensionuar mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama në Tiranë nuk është pasqyruar në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

Të dy ata ishin të pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Siç shihet dhe nga pamjet Meta ka qenë i ulur ndërkohë që mbërrin Rama. Ai është ngritur në këmbë duke i zgjatur dorën Ramës.

Ata kanë shtrënguar duart për një çast, ndërkohë që Meta ka takuar ambasadorin tonë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Meta dhe Rama nuk kanë qëndruar ulur afër njëri-tjetrit, por mes tyre ka qenë i pranishëm, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Shtuar më 12/06/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori