Ups! Melinda Ademi rrëzohet nga skena në mes të performancës (VIDEO)
Nuk janë të pakëta rastet kur artistëve nuk i shkojnë siç duhet performancat e tyre në skenë dhe aty-këtu ndodh edhe ndonjë rrëzim.

Qeshëm me videon e Lady Gaga-s e cila pësoi një rënie spektakolare nga skena, mirëpo një rrëzim të tillë e bëri edhe reperja shqiptare Melinda Ademi.

Teksa performonte në skenë gjatë një koncerti, ajo është rrëzuar mbi publikun dhe s’ka vonuar shumë të ngrihet sërish.

Ky moment s’mund të shpëtonte pa u filmuar nga të pranishmit që ndodheshin në publik.

Pasi është ngritur, reperja ka vazhduar normalisht me performancën e saj dhe duket se nuk ka pësuar dëmtime.
Shtuar më 21/10/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori