Makina përplas biçikletën në Fier, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liri Gero| në Fier.

Një automjet ka përplasur një biçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ks mbetur i lënduar.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com


Shtuar 27.08.2023 12:17

Tags: ,