“Fundi i Rithemelimit”, Kokalari pas zyrtarizimit të koalicionit Meta-Berisha: Më vjen keq që isha pjesë e lëvizjes

Evi Kokalari, e ka quajtur “fundi i Rithemelimit”  firmosjen e koalicionit me Metës dhe Berishës.

Koalicioni do të quhet “Bashkë Fitojmë”. Opozita dorëzoi mbrëmjen e sotme kërkesën për regjistrim zyrtar në zgjedhjet e 14 majit.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Kokalari u shpreh e keqardhur që ka qenë pjesë e lëvizjes së Rithemelimit.

Kokalari: Koalicioni i sotëm është pa diskutim fundi i “rithemelimit” dhe e shpresën për ndryshime në Shqipëri.  Më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje.  Egot personale kanë marrë peng çdo gjë të mirë që ka ngelur në atë vend.

Mbrëmjen e sotme, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kryesohet nga Partia e Lirisë.

E dyta në renditjen e partive përbërëse të koalicionit, është edhe Partia Demokratike e Berishës.

Pjesë e koalicionit janë edhe Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. /Albeu.com/