Shënohet incidenti i parë në "Air Albania", tifozët në kor: Rama IK (VIDEO)
Stadiumi i ri "Air Albania" nuk ka shpëtuar pa u përfshirë nga incidentet politike.

Ndërkohë që të gjithë po presin me emocion nisjen e ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Francë, tifozët kanë nisur të këndojnë në kor "Rama IK".

Ky incident ka ndodhur gjatë inagurimit të stadiumit të ri kombëtar.

Kryeministri Edi Rama njihet si tifoz i zjarrtë i futbollit por fatkeqësisht njihet si "ters" në këtë sport pasi përgjithësisht skuadrat të cilat ai i ka mbështetur publikisht kanë pësuar humbje spektakolare.

Shpresojmë që Shqipëria të mos ketë këtë fat të keq përballë Francës. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2019, ora 20:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori