Shisnin kanabis në doza të vogla, arrestohen 2 të rinj në Bulqizë, në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Policia ka arrestuar dy të rinj, E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.

Gjithashtu ka shpallur në kërkim një të tretë, shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 31.01.2023 09:57