Rama "bën gati" funeralin e tij, kujt ia beson fjalimin e fundit (VIDEO)
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e sallës COD në kryeministri, Edi Rama i ka çuditur të gjithë me fjalimin e tij rreth vdekjes.

Rama duke falenderuar Henri Çilin dhurimin e 25 librave të Institutit Europian Pashko, foli edhe për fjalimin që do të mbahet në vdekjen e tij. Duket se Rama ka vendosur që tia besojë këtë fjalim pikërisht Henri Çilit.

“Më vjen mirë që këtë kolanë të sukseshme bujarisht që Henri po e dhuron për COD. Ne i kemi të gjitha, por të dhuruara nga autorët dhe botuesi kanë një vlerë dhe për historinë.

Një ditë dikush do ta kujtojë këtë gjë. Ndoshta Henri në funeralin tim do të thotë se megjithë ato gjëra që na ndanë, na bashkoi një ditë e bukur në COD ku pata mundësinë ti dhuroj kolanën që ai e çmoi.

Në këtë hapësirë ne bëjmë gjëra që ja vlejnë, mund të shkaktojnë xhelozira dhe inate. Është në pallatin e qeverisë, por është një hapësirë ku të gjithë mund të vinë dhe secili mund ta shfrytëzojë për aktivitete që jo domosdoshmërisht duhet të pëlqen apo duhet të marrin pëlqimin e qeverisë, përkundrazi.

Më vjen mirë që ky është aktiviteti i parë që Henri bën këtu dhe e zhvillon në një fazë të jetës së tij që kërkon largimin e qeverisë. Pozitive.

Që tregon se mund të vini këtu për të kërkuar largimin e qeverisë. Jemi dy palët të garantuara se jemi në dy kate të ndryshme. Në fund të ditës secili bën atë pjesën e vet.

Çdo sukses, tha Rama, vjen me klithmat e ndjenjave, por është qoftë çmimi, qoftë certifikata e suksesit.


Shtuar më 21/09/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori