Qeveria miraton buxhetin e 2020-ës, Zaev: Nga rritja e pagave përfiton shteti (VIDEO)
Rritja e pagave, pensioneve, investime në resurset njerëzore dhe përmirësimin e shërbimeve janë shtyllat kryesore të buxhetit për vitin 2020, të cilin e publikuan sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska. Buxheti i vitit të ardhshëm parasheh 3.6 miliardë euro të hyra dhe 3.9 miliardë euro shpenzime.

Rritja ekonomike parashihet të arrijë në 3. 8%, ndërsa deficidi 2.3% nga bruto prodhimi vendor. Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë mjete për rritjen e pagave në shëndetësi, 25% për specialistët, 15 për mjekët dhe 10 për infermieret, si dhe 1.5 miliardë denarë për investime kapitale në këtë sferë. Në sferën e arsimit parashihen 1,5 miliardë denarë për investime kapitale dhe rritja e pagave prej 10% për punonjësit në arsim.

Nina Angellovska, ministre e Financave
“Për mua si një e re që është ndërtuar në këtë vend, që ka kontribuar dhe ka punuar në këtë shtet, dëshpërues është fakti se në vend që të avancohen, kanë shkuar mbrapa bazat e kapitalit njerëzor, arsimimi, shëndetësia dhe politika sociale. Në këtë drejtim buxheti për vitin 2020 në kuadër të parametrave fiskal që veçmë i përmenda, i orientuam kah njerëzit dhe kah përmirësimi i kushteve në të cilat njerëzit do të mund të përmbushin më shumë potencialin e tyre. Sipas ndarjes funksionale të buxhetit mund të them se këtë vit në funksionet shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale investojmë gjithsej 154 miliardë denarë. Kjo është rritje për më shumë se 10 miliardë denarë në krahasim me buxhetin e këtij viti, ndërsa nëse krahasojmë me shpenzimet e përgjithshme ajo është 64% nga buxheti i ndarë për këta tre shtylla kryesore”

Duke u përgjigjur në dyshimet e ngritura rreth masave për rritjen e pagave dhe subvencioneve, kryeministri Zaev tha se kanë bërë analiza të detajuara dhe çdo denarë është llogaritur me përpikshmëri. Sipas tij, rritja e pagave do të rrisë edhe konsumin dhe kështu do të ndikojë në spiralen e përgjithshme të zhvillimit ekonomik, ndërsa përfitime nga gjithë kjo do të ketë edhe arka shtetërore.
Sinkron: Zoran Zaev

“Qytetarët me më shumë të ardhura, paratë i shpenzojnë. Shteti është partner gjithkund përmes tatimeve. Pjesa më e madhe e parave do të kthehen edhe në pjesën e të hyrave në buxhet dhe ne kalkulojmë me këto komponenta zhvillimore, përmes kapitalit njerëzor, përmes forcimit të faktorit njerëzor, efikasitetit dhe gatishmërisë për më shumë konsumim si akcelerator apo përshpejtues i zhvillimit të përgjithshëm në shtet.

Kështu që ky është rezultat i politikave të ndershme dhe të guximshme që sot kanë dhënë mundësinë të ndajmë me popullin tonë që me shumë meritë të ndjejë nga të gjitha këto politika që janë sjellë në këto dy vite, 5 muaj e 11 ditë të mund ti ndjejnë qytetarët benifitet nga këto politika”

Përveç tyre buxheti i vitit 2020 parasheh edhe mjete për rritjen e pensioneve për 700 denarë nga 1 janari, 7.3 miliard denarë mbështetje financiare për bujqësinë, 100 milionë denarë për luftën kundër ndotjes së ajrit dhe 10 miliardë denarë për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Shtuar më 12/11/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori