E rëndë në Beograd, 38-vjeçari hyn në shtëpinë e fqinjëve dhe vret me thikë të miturën

Mlladiq SI, 38 vjeç ka sulmuar fqinjët e tij në lagjen e Beogradit Ripanj dhe ka vrarë një të mitur, 15 vjeç.

Nga burime jo zyrtare bëhet me dije se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autori i dyshuar i ngjarjes kishte hyrë në shtëpinë e fqinjëve dhe kishte marrë vajzën me forcë. Pasi e kishte futur në makinë ishte larguar për 2 kilometra.

Dyshohet se 38 vjeçari e ka goditur me thikë. Policia është në kërkim të sulmuesit./Albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 15:43