Për një balerinë, si shkodrani i rrezikshëm vrau të riun 5 vjet më parë (VIDEO)
Policia arrestoi mbrëmë një 28 vjeçar pasi ishte duke përgatitur një vrasje në Tiranë.

Bëhet fjalë për Sadetin Erkoceviq, i cili në vitin 2014 kishte kryer një tjetër vrasje dhe ishte dënuar me 20 vite burg duke i shpëtuar gjithashtu edhe arrestimit.

Vrasja në vitin 2014 ishte bërë pas një shërri për një balerinë në lokal.

Ngjarja

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Hylli se bashku me kushëririn e tij Ervin Hylli dhe një shokun e tij Fabian Hoxha. Në këtë lokal, me pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.

Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoceviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Shtuar më 14/08/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori