Me kamion nga Franca në Angli, shkatërrohet banda që trafikonte emigrantë shqiptarë (EMRAT)

Një grup i sofistikuar i krimit të organizaur që trafikonte ilegalisht emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është çmontuar.

Shtatë persona, anëtarë të grupit janë burgosur.

Sipas medieve të huaja, të arrestuarit ndihmonin në kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë duke i fshehur në kamionë.

Ata vepruan në mënyrë diskrete duke shfrytëzuar individë që kërkonin mundësi më të mira ekonomike.

Detektivët nga Komanda e Specializuar e Krimit të Met, duke punuar në partneritet me kolegët nga Zyra e Brendshme e Zbatimit të Emigracionit dhe Forcave Kufitare, kryen një hetim kompleks që identifikoi burrat.

Ata u dënuan të gjithë në Gjykatën e Kurorës Snaresbrook të enjten, 22 qershor.

Tre nga shkelësit u deklaruan menjëherë fajtorë për pjesën e tyre në komplot.

Dimitraki Nika, 35 vjeç, shtetas grek nga Newsholme Drive, Enfield, u dënua me katër vjet burgim pasi udhëtonte në zonat e shërbimit dhe priste burrat.

Arlin Leka, 29 vjeç, një shtetas shqiptar u deklarua fajtor pasi rregullonte kalimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe udhëtonte në zonat e shërbimit. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për posedimin e pasurisë kriminale, gjegjësisht 13,000 £ para të gatshme. Ai u dënua me gjashtë vjet burgim.

Doru-Emil moldavan, 32 vjeç, një shtetas rumun me një adresë të panjohur u deklarua fajtor pasi kishte rolin e shoferit të kamionit si dhe për posedim të pasurirsë kriminale, përkatësisht 9,980 £ para të gatshme. Ai u dënua me 20 muaj burgim.

Katër anëtarë të tjerë të OCG u shpallën fajtorë si bashkëpunëtorë, pasi lejuan hyrjen e shqiptarëve në mënyrë ilegale drejt Britanisë.

Ata janë: Kristian Agolli, 35 vjeç nga Dudrich Mews, Enfield u shpall fajtor dhe u dënua me tre vjet e tre muaj burgim;

Aldis Cseplye, 33 vjeç nga Pembroke Road, Hornsey u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e nëntë muaj burgim;

Sorin Holerca, 40 vjeç, nga High Street, Swanscombe, u shpall fajtor u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim;

Jozef Szekely, 33 vjeç, rumun në një adresë të panjohur u shpall fajtor për komplot nga ana e tij si shofer kamioni dhe u dënua me dy vjet burgim.

 “Ky ishte një hetim shumë kompleks dhe i zgjatur, i cili nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Policisë së Lincolnshire dhe partnerëve tanë në Ministrinë e Brendshme. Hetimi përdori një mori teknikash të ndryshme hetimi në dispozicionin tonë dhe ka çmontuar një rrjet kriminal që çonte në mënyrë të paligjshme të rinjtë shqiptarë në Britaninë e Madhe”, shtoi DC Willis.

Hetimet 

Grupi u zbulua pasi detektivët mbyllën dy fabrika kanabisi në Brent, Londër. Tabloidi britanik ka publikuar edhe fotot e hapësirave të ngushta të kamionëve ku emigrantët shqiptarë janë të detyruar të fshihen gatë rrugëtimit ilegal për në Britani.

Shtatë të pandehurit, trafikonin ilegalisht burra shqiptarë në MB, duke gjetur persona që kërkonin mundësi më të mira ekonomike. Policia britanike zbuloi se grupi i trafikantëve kishte përdorur automjete mallrash të regjistruara me targa rumune për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke ndjekur rrugën e pazakontë nga Dunkirk në Dover, me shqiptarë të fshehur në zonën e kabinës.

Kamionët ndaluan në stacionet e shërbimit në autostradë, ndërsa emigrantët e paligjshëm largoheshin zakonisht në zonën e Southgate. Zëvendës Drejtori i Njësisë së Hetimit Kriminal në Ministrisë së Brendshme, Chris Foster, tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët për të penguar bandat që trafikojnë emigrant në mënyrë të paligjshme në Angli”.

Qeveritë britanike dhe Shqiptare kanë nënshkruar një marrëveshje kundër këtij fenomeni për kthimin e shpejtë të emigrantëve të paligjshëm, pasi shifra e shqiptarëve të mbërritur ilegalisht atje është vlerësuar shqetësuese./Albeu.com/