E nxorri në nominim, Ronaldo nuk përmbahet përball Nitës: Ha bukën kot, lojtare e dështuar (VIDEO)

I mllefosur me daljen në nominim, kur vetëm pak ditë më parë rihyri sërish në shtëpi, Ronaldo nuk i ndali “sulmet” kundejt disa prej banorëve.

Ai i tha Luizit që të marrë Kiarën e të shijojë kohën me të dhe se nuk ka të drejtë të flasë deri të martën, duke qenë se tani ka hyrë vetë në lojë.

Ronaldos nuk i del e keqja m Dean, ku herë pas herë e pyet atë se si i kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpi.

Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah si Dea. Sa për Bledin, ai e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.

Gjatë kohës që Ronaldo fliste me seriozitet, banorët u shkrinë së qeshuri dhe asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht.

Madje Luizi e mbështeti, duke i thënë se po bën lojë të fortë.


Shtuar 9.04.2023 15:08