“Saliu dhe Iliri humbës serialë, nuk votohen më”, Spiropali-Berishës: Të fala Lulit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar kreun e PD-së, Sali  Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për akuzat ndaj  kryeministrit Edi Rama në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen McGonigal.

Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare me fokus mocionin me debat të kërkuar nga opozita në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjenti të FBI-së McGonigal.

Seanca nisi me një minutë heshtje  për viktimat e krimit makabër që u vranë dje në Tiranë nga Dan Hutra.

Senaca e sotme do të jetë një seancë maratonë, pasi në dispozicion janë plot 24 orë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa për disa seanca plenare nuk ka qenë i pranishëm.

Gjatë sjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka asnjë akuzë që fliet për kryeministrin. Edi Rama. 

Spiropali: Saliu dhe Iliri janë në të njëjtën varkë, lundrojnë në rrugët e Tiranës. Njëherë lundrojnë njëherë parkojnë, pastaj kërcënojnë se do bëjnë çd gjë në çdo cep të Shqipërisë. Si shpresë për t;u kthyer ata vetë, në kërkim të një kalendari… kët erë duan të bëjnë sikur besojnë se u ka rënë lotaria amerikane. Jo shkaku, por justifikimi, jo thelbi por arsyeja që i kanë larë duart me Shqipetarët. Se nuk i votojnë, tani mbështetet në argumentin që kanë korruptuar Amerikën. Ata shohin të njëjtin portret që i kanë pikturuar shqiptarëve. Vetëm një fantazi e shfrenuar, lidh lapsat me ngjyrat në Rsamnës, japrakët e foltores me milionat e korruptuarve. Vetëm dëshpërimi i tyre sjell fantazinë se do bëhen të dobishëm aty ku i kanë mbyllur derën si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Të gënjesh dynjanë është mëkat por të gënjesh veten është marrëzi.

Ka dy dosje hetimore që kanë shkuar në Gjykatë dhe në asnjërën prej tyre nuk ka asnjë akuzë që flitet për kryeministrin. Këto dosje janë çështje të Amerikës dhe s’ka mbetur t’ja qani hallin ju. Janë takime konfidenciale. Ndërkohë që kryeministri në emër të Shqipërisë është aktor në marrëdhënie ndërkombëtare është non grata në dy anët e atlantikut e me gjasë edhe në ndonjë vend tjetër.

/albeu.com/

 


Shtuar 2.03.2023 12:28