"Gëzuar ditëlindjen mami", Jonida Maliqi publikon videon më të bukur (VIDEO)
Jonida Maliqi gjithmonë është dalluar për stilin dhe zërin e saj unik.

Për këngëtaren sot është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen e saj të 37.

Të shumta kanë qenë urimet nga kolegët dhe njerëzit e afërt, mirëpo ai që na tërhoqi vëmendje ishte urimi i djalit të saj, Dan.

Në një video në llogarinë e mami Jonidës ai shfaqet me një trëndafil në dorë duke i kënduar “Gëzuar ditëlindjen mami”. Jonida ka reaguar menjëherë duke mos e fshehur emocionin që i dha ky moment. Dhe padiskutim ky urim mbetet më i bukuri për të.

Shtuar më 26/03/2020, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori