VIDEO/ Mbretit Charles i ndodh incidenti i papritur në Gjermani

Mbreti Charles ndodhet ne Gjermani në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore që kur u bë mbret, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla përshëndetën turmën e mbledhur, ku Charles e priste një surprizë.

Në një video të postuar në Twitter nga Rebecca English e Daily Mail, shohim Charles duke përshëndetur turmën e njerëzve duke shtrënguar duart kur një i ri donte t’i jepte kurorën e tij prej letre nga Burger King.

/Albeu.com.


Shtuar 30.03.2023 14:57