Sekuestrimi i armëve në Portin e Durrësit, zbulohen detaje: U ngarkuan në Tiranë, destinacion Anglia

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e armëve të zjarrit sot në Portin e Durrësit.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, 8 armët e tipit pistoletë synoheshin të transportoheshin në shtetin Anglez.

Kujtojmë që në pranga ka rënë shoferi i furgonit që do të kryente edhe transportin e tyre, Jetmir Koloshi.

Armët ishin ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.

Në këtë magazinë policia e Tiranës ka ushtruar një kontroll, ndërkohë që kontrolle po mbahen edhe në shtëpinë e Koloshit.

Në përfundim të këtyre kontrolleve pritet të zbulohet nëse ka një baze armësh në kryeqytet.