E kritikuan për anglishten e çalë, Jonida Maliqi tallet keq me shqiptarët (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të shumta, në të cilat Jonida Maliqi kritikohej se nuk fliste mirë gjuhën angleze gjatë intervistave të dhëna për “Eurovision”.

Pavarësisht se ka shumë personazhe të njohur që nuk e flasin në mënyrë perfekte këtë gjuhë, komentuesit shqiptarë ja vunë menjëherë në dukje Jonidës.

Megjithatë ajo duket se i ka marrë të gjitha kritikat me shumë sportivitet dhe situatën e ka kaluar me të qeshur. Një faqe në ‘Instagram’ që menaxhohet nga fansat e Jonida Maliqit, ka publikuar një video në të cilën ajo shfaqet duke ironizuar komentuesit me shaka. Në videon e postuar në fillim duket njëra prej vajzave nga delegacioni shqiptar, e cila imiton Jonidën duke folur anglisht. Më pas këngëtarja afrohet pranë saj dhe dëgjohet teksa i thotë: “Në anglisht duhet të flasësh në mënyrë perfekte siç flet shqipen, se ndryshe është çështje e madhe, por e rëndësishme është që merremi vesh”.

Siç duket Jonida nuk është prekur aspak nga kritikat, sepse fokusi i saj kryesor është festivali. Këngëtarja do të këndojë për herë të parë para gjithë publikut të “Eurovision” mbrëmjen e nesërme dhe ajo do të jetë në pjesën e dytë të gjysmëfinales. Kujtojmë se këngëtarja do e përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, që përcjell një mesazh shumë të fortë. /who/
Shtuar më 16/05/2019, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori