E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Do guxonit? Vogëlushja e shkul dhëmbin me hark (VIDEO)
Për shumicën e fëmijëve humbja e një dhëmbi është një proces i lodhshëm, i kaluar me durim duke pritur që dhëmbi i tyre të bjerë vetë pasi është ezauruar koha e tij.

Por Aleksis Davidson vogëlushja 11 vjeçare, vendosi t'i merrte gjërat në duart e veta duke e lidhur dhëmbin e saj në një hark me shigjetë dhe duke e gjuajtur nga goja e saj.

Pamjet me lëvizje të ngadalta, të marra nga babai i saj Jason Mcdonald, tregojnë se Alexis tërheq me nervozizëm harkun dhe e lë të shkojë ndërsa dhëmbi i saj del nga goja.

Alexis e patrembur duket se nuk ndjen dhimbje ndërsa bën këtë gjë në oborrin e të shtëpisë së saj në Aurora, Kolorado.

Alexis tha: "Unë isha shumë nervoze, por nuk ndjeva asgjë, kjo gjë nuk më lëndoi."
Shtuar më 11/09/2019, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori