Kush është personi i tretë që shoqëronte Dea Mishel dhe Krist Aliaj në mes të detit

Së fundmi Krist Aliaj ka festuar ditëlindjen dhe këtë e kemi kuptuar nga një foto e postuar nga Dea Mishel, ku duket Kristi me një tortë në një skaf në mes të detit, ku nga qirinjtë kuptojmë se ka mbushur 32 vjeç. Edhe pse ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin që pas daljes nga “BBV2”, ku më pas edhe për shkak se ishin të dy pjesë e jurisë së “She’s on top”, Dea dhe Kristi gjithmonë e kanë mohuar se kanë një pëlqim ose që janë në lidhje me njëri-tjetrin. Edhe pse duket se ditëlindjen e tij Kristi nga të gjithë ish-banorët e “BBV2” ose miqtë e tjerë ka zgjedhur ta kalojë me Dean.

Ama po ta vërejmë me detaje foton e postuar të Kristit, duket se në cep të saj është një tjetër burrë, i cili duket se babai i Kristit, Robert Aliaj. Kështu duket se Kristi nuk është vetëm me Dean, por me ta duket se është edhe familja e tij.


Shtuar 27.08.2023 18:07