Brenda parajsës së Shën Valentinit të Kim Kardashian dhe Kanye West (FOTO & VIDEO)
Dy ditë pasi të gjithë festuan ditën e të dashuruave, Kim Kardashian dhe Kanye West s’kishin ndërmend ta linin me kaq festën e tyre.

Siç vetë Kim ka treguar në Instagram, Kanye i ka përgatitur yllit të “Keeping Up With The Kardashians” një super udhëtim surprizë.

Dyshja e dashuruar ka udhëtuar drejt një destinacioni përallor, (të cilin ende nuk e kanë zbuluar) ku do të qëndrojnë disa ditë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.

Në InstaStory, Kim ndau foto e video nga resorti super luksoz ku po qëndrojnë, i cili ka një pamje tejet relaksuese nga deti.

“Një pjesë e vogël parajse për ditën e Shën Valentinit. Udhëtim surprizë”- shkruan ajo krahas postimit që na e bëri zili të gjithëve.

Kjo nuk është hera e parë që Kanye tërheq vëmendjen me surprizat e tij për Kim.

Ai është tepër kreativ dhe gjen gjithmonë mënyrat më të bukura për të surprizuar bashkëshorten dhe për t’i shprehur asaj dashurinë.

Ky udhëtim surprizë ishte një ndër to!


Brenda parajsës së Shën Valentinit të Kim Kardashian dhe Kanye West (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 16/02/2020, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori