Emër i ri për portën e Bayern, “bavarezët” kërkojnë gardianin e Empolit

Saga e gjetjes së një portieri të ri te Bayern vazhdon ende, me “bavarezët” që deri në këtë pikë të merkatos, nuk kanë bërë ende një lëvizje konkrete për sigurimin e  një gardiani të ri.

Klubi nga Mynihu është ende i interesuar për transferimin e portierti të Borussia Monchengladbach, Yan Sommer, mirëpo skuadra nga Borussia e refuzoi ofertën e fundit të Bayern, duke krijuar kështu “panik” në kampin e të kuqve.

Nëse nënshkrimi i zviceranit dështon, Bayerni mund të blejë portierin e Empolit, Guillermo Vicario, me 26-vjeçarin që ka surprizuar bordin drejtues të Bayern, me paraqitjet e tij këtë sezon

Sipas mediave italiane, Bayern tashmë ka kontaktuar klubin italian dhe vetë lojtarin, me klubin gjerman që është gati të paguajë rreth 15 milionë euro për portierin 26-vjeçar, ndërsa italianët duan më shumë se 20 milionë. /albeu.com