Olta sqaron bisedën e dhomës së rrëfimit, komenton dhe Zhakun: Bën si feministe, por në 3 muaj s’më tha një fjalë të mirë

Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ka folur në lidhje me situatat në Big Brother ku sqaroi shumë situata të ndodhura aty brenda.

Ajo mohoi se i është premtuar çmimi i madh, ndërsa sqaroi dhe një situatë, ku doli biseda në dhomën e rrefëmit.

Olta tha se kishte bërë botoks në ballë sepse mendonte se ishte plakur dhe vajza e produksionit e kishte pyetur nëse ishte e kënaqur me rezultatit dhe përgjigja e saj ishte “për dy javë do japë besoj efektin”.

Ish-kokurrenjta komentoi gjithashti dhe Zhaklinën, ku tha se edhe pse është feministe, kurrë s’i tha një fjalë të mirë.

“Ajo Zhaku që bën si feministe, si smë tha një fjalë të mirë në 3 muaj”, tha Olta.

Donaldi dhe Romeo e pytën nëse Zhaklina kishte kontaktuar me Oltin, pas audios që qarkulloi, por Olta e mohoi.

“Dori nuk ka folur asnjëherë me të”, tha Olta./albeu.com


Shtuar 7.04.2023 22:25