E reja ndërron jetë pas abortit në maternitetin e Elbasanit, nisin hetimet për dy mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Një  34-vjeçare ka ndërruar jetë pak orë pasi kreu abort në maternitetin e Elbasanit ditën e djeshme, 30 janar.

Uniformat blu bëjnë me dije se e reja, Eltleva Çulhaj u paraqit dje rreth orës 12:00 në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Por rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, 34-vjeçarja ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Si rrjedhojë policia e Elbasanir ka nisur hetimet për dy mjekët e maternitetit, shtetasit  A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

/albeu.com/