Meta nga Kamza: Më 14 maj do ndahemi nga pakica uzurpatore që shpërdoron taksat e qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur në bashkinë e Kamzës. Ai zhvilloi takime me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta ka vlerësuar kandidaturën e Arjan Hoxhës dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Meta: Qytetarët e bashkisë Kamëz, të paduruar për të votuar masivisht Ndryshimin në 14 Maj! Me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, z.Arjan Hoxha dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” takuam shumë qytetarë dje, të cilët mezi presin 14 Majin për t’u ndarë me pakicën uzurpatore që shpërdoron taksat e tyre. 14 Maji, dita e Fitores së Demokracisë dhe Llogaridhënies.

/Albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 11:00