“Xhiro” mes Bllokut dhe plot 850 takime në burg brenda një viti, kush është i dënuari “VIP” në Shqipëri

Në 10 janar, një “çudi” ndodhi me të burgosurin Dritan Dajti. Ai u pa të zbriste në zonën e ish bllokut për tju drejtuar një klinike dentare.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar se janë shkarkuar drejtuesit e burgut të Peqinit që ndërmorën këtë veprim.

Më vonë, ministrja Gjonaj do të përmendte një histori të një të burgosuri i cili takimet në burg i paska patur të pafundme.

“Një i burgosur”- tha ajo – “gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48”.

Kaq ishte deklarata e ministres për këtë rast skandaloz. E pikërisht, ky i burgosur mësohet se ëështë Dritan Dajti. Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.

Kujtojmë se Dajti është dënuar me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë./albeu.com


Shtuar 3.02.2020 14:14