“Ndjeshmëri ndaj refuzimit”: 5 shenja që tregojnë se nuk i merrni mirë kritikat

Askujt nuk i pëlqen refuzimi qoftë nga pjesa romantike, qoftë nga ajo miqësore, profesionale apo familjare. Të gjithë e trajtojnë refuzimin ndryshe dhe ndonjëherë ata këmbëngulin, ndonjëherë e pranojnë atë dhe përpiqen të përmirësohen, dhe ndonjëherë refuzimi është një përvojë thellësisht traumatike që shkakton një ose të gjitha simptomat e mëposhtme.

Sipas psikologut specialist Dee Johnson, nga Priory, shumë njerëz kanë ‘ndjeshmëri ndaj refuzimit’ dhe e kanë veçanërisht të vështirë të pranojnë kritikat.

Për këta persona, refuzimi dhe kritika nuk është thjesht një përvojë e pakëndshme, por ajo shkakton ndjenja dhe reagime mbrojtëse, të cilat shpesh krijojnë konflikte dhe probleme në marrëdhëniet e tyre. Ndjeshmëria ndaj refuzimit, shfaqet kryesisht tek njerëzit që mund të kenë gjithashtu çrregullim të deficitit të vëmendjes (ADHD). Ata e përjetojnë refuzimin si një përvojë veçanërisht traumatike dhe shkaktohen simptoma të ndryshme emocionale si:

Ata i përgjigjen refuzimit me shpërthime zemërimi, shpesh të pajustifikuara dhe intensive.

Ata ndihen jashtëzakonisht të turpëruar, ose të mërzitur dhe shpesh pendohen për reagimin e tyre shpërthyes

Ata kanë vetëbesim dhe ekspozim ndaj frikës

Ata karakterizohen nga ankthi i përgjithshëm, social dhe mjedisor

Ata vendosin pritshmëri shumë të larta për veten e tyre dhe jetojnë me frikën e dështimit ose refuzimit

Refuzimi i tyre shkakton mekanizma mbrojtës intensiv, në vend të mendimit dhe pranimit racional
Nëse marrin refuzim ose kritikë, ata ndjejnë se pasiguritë e tyre bëhen shumë më intensive
Ata kanë mendime të vetëdëmtimit ose abuzimit të substancave pas një kritike, pasi luftojnë për të menaxhuar emocionet që shfaqen dhe ndihen të paaftë ose “më pak se”.

Çfarë e shkakton ndjeshmërinë ndaj refuzimit apo kritikës?

“Psikika njerëzore është komplekse, kështu që ne nuk mund të jemi specifik me shkaqet. Megjithatë, ndjeshmëria ndaj refuzimit mund të ndodhë si rezultat i traumës së fëmijërisë, ose ndjenjave të neglizhencës dhe llojeve të tjera të abuzimit, veçanërisht psikologjik. Të jetosh në pasiguri dhe stres afatgjatë mund të jetë gjithashtu një shkas për zhvillimin e një emocioni të tillë”, shpjegon Johnson.

Si i trajtojmë dukuritë e “ndjeshmërisë ndaj refuzimit”?

Për të krijuar një gjendje më të mirë emocionale, ajo kërkon kohë, përpjekje dhe njohuri. Ndryshimi është gradual, ndërsa psikoterapia është gjithmonë e dobishme në çështje të tilla, për të kuptuar sjelljet dhe modelet që na shkaktojnë probleme. Si fillim është e rëndësishme të njohim ndjenjat tona, t’i ndjejmë ato (jo t’i hedhim poshtë) dhe më pas t’i racionalizojmë ato.

Ju mund të mbani një ditar, ku do të regjistroni atë që ndjeni dhe çfarë ju vështirëson në letër. Më pas mendoni: Çfarë është ajo që ju shtyn të përdorni mbrojtjen tuaj në një kritikë të thjeshtë? Pse refuzimi dhe kritika kanë një konotacion kaq të rëndësishëm negativ për ju? Çfarë kërkesash kanë bërë nga ju prindërit dhe mjedisi? Sa normale është të gabosh diku? Pse e lini një kritikë të tronditë gjithë qenien tuaj?

Është e qartë se këto janë çështje që nuk kërkohen përmes një artikulli, por me ndihmën e duhur mund t’u jepet përgjigje dhe të ndihmojë njeriun të dalë nga modelet e gabuara, të cilat shkaktojnë marrëdhënie problematike si me të tjerët ashtu edhe me veten. /albeu.com


Shtuar 6.04.2023 08:21