SHBA kërcënon ndalimin e TikTok nëse aksionet e Kinës nuk shiten

Qeveria amerikane ka deklaruar se TikTok duhet të shitet ose përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm në vend.

Aplikacioni për ndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

Një kërkesë për ndryshimin në pronësi, e raportuar fillimisht në Wall Street Journal (WSJ), u konfirmua nga Tik Tok për BBC

Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose aksesin e saj. Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat Tok Tok mund të bien në duart e qeverisë kineze.

Sipas WSJ, administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikTok për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina.

Komiteti për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS), i cili mbikëqyr rreziqet e sigurisë kombëtare, rekomandoi unanimisht heqjen e ByteDance nga TikTok.

Një zëdhënës i TikTok tha se nuk e kundërshton raportimin e WSJ dhe konfirmon se ishte kontaktuar nga CFIUS.

“Nëse mbrojtja e sigurisë kombëtare është objektivi, investimi nuk e zgjidh problemin: një ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose aksesin. Mënyra më e mirë për të adresuar shqetësimin në lidhje me sigurinë kombëtare është mbrojtja transparente e bazuar në SHBA e të dhënave dhe sistemeve të përdorura nga SHBA”, tha zëdhënësi.

TikTokund të marrë të dhëna biometrike nga përdoruesit dhe ka qasje në të dhënat e vendndodhjes. Frika është se informacioni mund t’i kalojë qeverisë kineze.

Kompania i ka thënë BBC News se ende planifikon të ecë përpara me atë plan. TikTok është i ndaluar në telefonat qeveritarë në SHBA, Kanada dhe BE./Albeu.com/