Skandali në Shkodër, nëna u burgos 8 ditë pas lindjes, flet avokati: Nuk e dimë gjendjen e saj shëndetësore

Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi është bërë nënë.

Shkak  është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020.

Bëhet fjalë për një gjobë prej 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetr, e cila është konvertuar  një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.

Naim Bahçja nga Postriba prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.

Në lidhje me ngjarjen ka folur avokati i gruas Anton Kosteri.

Ai tha për Euronews se ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës një kërkesë urgjente në mënyrë që autoritetet të pezullojnë vendimin dhe të lirojnë gruan nga burgu.

Avokati bëri me dije se nuk e dinë se si është gjendja shëndetësore e Dianës ndërsa shtoi se për foshnjën 18 ditëshe po kujdesen të afërmit.

“Kemi depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë një  kërkesë urgjente me karakter të ngutshëm me marrjen e një mase  provizore që është pezullimi  i ekzekutimi të këtyre vendimeve. Fëmija është vetëm 18 ditësh. Në momentin që është dhënë ky vendim gjyqtarja nuk kishte nga ta dinte që kur do të ekzekutohej. Është e provuar që janë gjykuar në mungesë, por sistemi në Shqipëri kështu është. Kjo zonjë është dënuar dy herë në mungesë. I kërkojmë Gjykatës që të rregulloj në kohë rekord një situatë që mund të jetë e rëndë për jetën e foshnjës dhe të nënës. Nuk dimë se si është gjendja shëndetësore e tyre. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, po kujdesen familjarët për fëmijën. Mendoj se duhet të merren masa për pezullimin e vendimit e më pas te verifikohet  shtyrja e afatit të ekzekutimit”, tha avokati.

Një vendim i Gjykatës së Tiranës në vitin 2020 që e detyronte të paguante një gjobë prej 250 mijë lekë, në pamundësi për ta paguar nga Diana Bahçja, ka bërë që kësaj të fundit ti konvertohet me 50 ditë burg.

Diana është dënuar nga Gjykata për braktisjen e fëmijës së saj nga martesa e parë, fakt të cilin ajo e mohon./Albeu.com/.