Video me striptistin bëri namin në rrjet, reagon ashpër Mihrije Braha: Do të dënohen për këtë krim

Këngëtarja Mihrije Braha është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Një videomontazh ka qarkulluar me shpejtsi në rrjet ku pretendohet se këngëtarja është në një kërcil sensual me një mashkull. 55-vjeçarja ka reaguar ashpër duke thënë se këta persona që kanë bërë montazhe të tilla do të dënohen.

Më tej këngëtarja theksoi se asnjë nga këto gjëra nuk ndikon në familjen e saj dhe në marrëdhënien me Naimin.

Reagimi i plotë i Mihrijes

“Keta 2 veta kriminela qe bejne montazha te ketilla do te zihen shpejt dhe te denohen per kete lloj krimi se krim eshte

Normalisht qe une nuk jam ketu dhe sigurisht qe reagoj ! Eshte e tmerrshme ku shkon mendja e zeze e ketyre te mjereve ! Une s kam nevoje per fame o te mjere se jam e famshme.
Asgje qe del prej ketyre plehrave nuk na bene as mua as Naimin as familjen time qe te ndjehemi keq, por per shkak te adhuruesve te sinqert po reagoj duke ju premtuar se bashk me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjete juve qe jeni munduar me na fye mua dhe familjen time !

Mihrije Braha & Naim Abazi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha)


Shtuar 25.04.2023 17:39