“Sot jam këtu për të falënderuar me mirënjohje aleancën e Atlantikut të Veriut e cila hodhi poshtë përpjekjet e Ramës, për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në aferën megakorruptive të portit të Durrësit, Rama -Alabbar.

Vizitat ne seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një axhendë Porto Romanon dhe mbështetjen nga NATO, për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij defakto, pasuri shumë miliardësh të Ramës dhe klanit të tij mafioz, më i rrezikshëm në Europë, dhe miliardët të Emirateve, janë një histori e turpshme. Përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e Aleancës për të mbuluar vjedhjen e madhe që po i bëhet pronës publike, shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO.

Në çdo vend në këtë situatë, kreu i shtetit  do të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe NATO.

Kjo do jetë një çështje e rëndësishme e debatit sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë antiligjore nga Rama dhe Linda e Parlamentit”, tha Berisha.