Zelensky: Të gjitha ushtritë ruse janë përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë

Një ditë pas sulmeve vdekjeprurëse ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi ushtarët rusë dhe komandantët e tyre për krime lufte .

Sipas presidentit ukrainas, “jo vetëm komandantët, por të gjithë ju, të gjithë jeni terroristë dhe vrasës dhe të gjithë duhet të ndëshkoheni”, tha ai në fjalimin e tij mbrëmjen e së shtunës (29/4).

Çdo pilot dhe çdo operator lëshues raketash, çdo teknik që mirëmban avionë dhe anije për “terrorizmin” rus është bashkëpunëtor në krimet e luftës , shtoi Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas foli një ditë pas vdekjes së 23 personave në qytetin Uman , përfshirë gjashtë fëmijë të mitur.

Sipas Zelenskyt, Rusia nuk duhet thjesht të dobësohet në luftë , por të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës./albeu.com/


Shtuar 30.04.2023 08:43