Atentat në Krujë, persona të paidentifikuar qëllojnë ndaj shtëpisë së Gentjan Bejtjas, vritet kunati, plagoset i biri

Një atentat i mirëplanifikuar dhe i mirëorganizuar  ka ndodhur 3 km larg qendrës së qytetit të Fushë Krujës, në orët e vona të natës në Larushkë të Krujës.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj shtëpisë Gentian Bejtjes, ku është vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i biri 13 vjeçar Alvi Bejtja ka mbetur i plagosur.

Autorët dyshohet të kenë qëlluar  me armë zjarri kallashnikov nga distanca. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.

“Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës./albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 06:15