Kërcënoi pronarin e një lokali dhe klientët e tij, arrestohet shqiptari në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një natë më parë në ambientet një lokali në Itali.

Bëhet me dije se një 50-vjeçar shqiptar, në gjendje të dehur ka sulmuar pronarin e lokalit iku po pinte si dhe ka ofenduar klientët e pranishëm.

Mediat italiane shkruajnë se në përpjekje për tu larguar nga lokali ai ka rrëshqitur dhe ka marrë disa dëmtime në fytyrë, por kjo nuk e ndaloi që të dilte në rrugë dhe të bërtiste.

Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër.

Më pak vështirësi efektivët kanë arritur t’i vendosin prangat dhe e kanë futur në makinë, por edhe gjatë rrugës 50-vjeçari ka goditur me shkelma xhamin e makinës.

Më vonë u zbulua se burri ishte me banim në Parma, por pa banesë fikse, i parregullt në zonë dhe me precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik si dhe për mbajtje armësh të aftë për ofendim.

Pronari i lokalit në via Emilia Lepido raportoi se njeriu në fjalë nuk është i ri në këtë lloj qëndrimi, ai ishte paraqitur edhe herë të tjera në lokal, duke iu drejtuar në mënyrë agresive klientëve dhe vetë pronarit./express/