Parashikimi i motit për datën 8 prill 2023

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare.

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar.

Në lartësin mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobta bore.

Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë. /Albeu.com.


Shtuar 8.04.2023 07:32