Sot një vit pasi i dhuroi varsen, Bora Zemani i kthen surprizën Donaldit për përvjetor, LIVE në emision (VIDEO)

Një nga momentet kulminantë në “Big Brother VIP” ishte ai si sot një vit më parë, kur Donaldi i dhuroi Bora Zmeanit varëen e tij nga brenda  shtëpisë duke treguar se është përvjetori i tretë i lidhjes së tyre.

Tashmë Bora Zemani i ka kthyer surprizën Donaldit. Mbrëmja e djeshme e gjeti atë në transmetin në “Dancing With The Stars” dhe me të mbërritur mesanta ora 00:00, Bora i bën një kërkesë bashkë-prezantuesit të saj Eno Popit.

“Eno jepi pak shpejt se ora është fiks 12, hyn data 5 dhe unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas, se kështu kemi një sebep”, shprehet Bora duke iu referuar Donaldit dhe përvjetorit të tyre të katërt të lidhjes./albeu.com/