Për herë të parë në 16 vjet, Ronaldo jashtë formacionit më të mirë të FIFA

Pa emrin e Cristiano Ronaldos, për herë të parë në 16 vjet, FIFA  shpalli formacionin më të mirë për vitin 2022.

Në The Best FIFA Football Awards të mbajtur të hënën mbrëma, përveç çmimeve individuale, si çdo vit u dha një titull i përgjithshëm për njëmbëdhjetë më të mirat në botë.

Dhe për herë të parë që nga viti 2006, superylli portugez nuk u përfshi në skuadër, duke lënë vetëm Lionel Messin në vendin e parë me më shumë paraqitje (16 në vend të 15).

Me sistemin 3-3-4, Messi, Benzema, Haaland dhe Bape përbënin sulmin e ekipit./ albeu.com


Shtuar 28.02.2023 12:42