Zyrtari ukrainas: Rusia e theu 14 herë armëpushimin që shpalli për Krishtlindje

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai bëri me dije se trupat ruse hapën zjarr 14 herë në rajonin ukrainas gjatë tre orëve të para të një armëpushimi të njëanshëm të shpallur nga Vladimir Putin për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse.
Forcat ruse gjithashtu u përpoqën të sulmonin një nga fshatrat e çliruara në rajonin e Luhanskut gjatë “armëpushimit të Krishterë”, shkroi Haidai në Telegram.
“Shkurtimisht në tre orët e “armëpushimit të Krishtlindjeve” të Putinit në rajonin e Luhansk. Nga ora 12:00 deri në 15:00. Rusët qëlluan me artileri 14 herë dhe tre herë sulmuan një nga vendbanimet tona. Njerëzit në fshatrat e pushtuara strehohen në bodrume gjatë gjithë ditës. Vrasësit ortodoksë ju përshëndesin për Krishtlindje”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 6.01.2023 19:58