Ishin nisur për t’i “zhvatur” biznesit 130 mijë euro, në pranga tre shkodranë, skema e mashtrimit që ndiqnin

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi mashtronin qytetarët duke u prezantuar si persona të rëndësishëm në strukturat e shtetit.

Të arrestuarit janë Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të tre banues në Shkodër.

Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se tre shkodrantë ranë në prangat e policisë teksa po tentonin të përfitonin nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Signal”. Operacioni, për goditjen e një grupi që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin.

Vihen në pranga 3 shtetas nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Signal”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:

-J. P., 40 vjeç, R. P., 31 vjeç dhe Sh. K., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër. Drejtoria Hetimore kishte siguruar informacione falë inteligjencës informative, se disa shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme. Këta shtetas prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro./Albeu.com/


Shtuar 7.01.2023 15:08