Dy gola ndaj Napolit, Leao: Tifozët na dhanë energji, ky është Milani

Leao realizoi dy gola mbrëmë, në fitoren 0-4 të Milanit ndaj Napolit. Pas sfidës së luajtur në “Diego Maradona”, sulmuesi portugez i kuqezinjve nuk mund të mos ishte i lumtur.

“E dinim që ishte një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari të madh që po bën mirë. Ky është Milani. Dëgjuam disa zëra jashtë Milanellos, që na mbushën plot energji.

Unë dua vetëm të përgjigjem në fushë dhe të dëgjoj trajnerin tim. Kam kaluar muaj të komplikuar, por e gjeta veten falë shokëve dhe trajnerit.

Me cilin e shkëmbeva fanellën? Me Kvarën. Jam një fans i madh i tij, më pëlqen shumë për atë që bën në fushë. Mendoj se ai është i ngjashëm me mua.I pëlqen të driblojë kundërshtarët, po zhvillon një sezon madhështor”, tha ai.


Shtuar 3.04.2023 16:48

Tags: ,