Kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton

E pabesueshme por ka një lloj akulloreje aq të shtrenjtë sa nuk e keni imagjinuar. Një lugë e saj ndoshta do të kushtojë më shumë se të gjithë akulloret që do të keni ngrënë gjatë gjithë jetës suaj.

Akullorja në fjalë, e quajtur byakuya, ose ndryshe “nata e bardhë” në japonisht, aktualisht po kushton 880,000 jen (6,380 dollarë) për një shërbim, duke e bërë atë zyrtarisht akulloren më të shtrenjtë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Akullorja mbulohet me një gjethe ari të ngrënshme, dy lloje djathi dhe “Sakekasu“, një përbërës i ngjashëm me pastë që rrjedh nga procesi i bërjes së saj.

“Na u deshën mbi 1 vit e gjysmë  për të realizuar këtë akullore, me shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur,” tha një përfaqësues nga kompania për Guinness world Records.

Kompania tha se misioni i saj nuk është vetëm për të bërë ëmbëlsira të shtrenjta, por për të krijuar një aventurë kulinare që bashkon përbërësit evropianë dhe ushqimet tradicionale japoneze./Albeu.com.


Shtuar 23.05.2023 09:55