Atentati në Krujë/ Shënjestra, Gentian Bejtja arriti të shpëtonte, kunati u vra aksidentalisht

Qyteti i Krujës është tronditur nga atentati mafioz që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushkë, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino kunat i Gentian Bejtjas 29 vjeç dhe i plagosur djali i Gentianit, Alvi Bejtja, 13 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rënduar në spital.

Shënjestër e atentatit ka qenë ish-polici Gentian Bejtja, por për fat të keq u vra kunati i tij dhe u plagos i biri. Gentianit dhe familjarëve të tij iu bë pritë rreth orës 00:15 dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së 42-vjeçarit, është qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë, shkruan albeu.com. Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Volswagen”, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, makina është djegur totalisht, teksa brenda saj janë gjetur 3 armë zjarri tip kallashnikovë. Por në zonë nuk ka kamera sigurie pasi janë hequr në kuadër të operacionit të policisë “Fijet”./albeu.com/