Veliaj me banorët e njësisë 1: Kush ka bërë 100 punë, bën edhe 100 të tjera

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë një në kryeqytet.

Veliaj ka theksuar se në 8 vitete e tij si kryebashkiak ka ndërtuar në këtë zonë 40 shkolla, dhe se në 4 vjeçarin e ardhshëm punët e mira do të vazhdojnë edhe më tej.

E di që ka ende shumë gjëra për të bërë por, kush i ka bërë 100 rrugë, bën edhe 100 të tjera; kush i ka bërë 19 çerdhe, bën edhe 29 të tjera; ata që kanë treguar se dinë të punojnë, mund të bëjnë edhe pak më shumë punë; por, ata [opozita] që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, që s’kanë prekur lopatë me dorë, ata që edhe pemët i kanë prej plastike, se i zë alergjia nga bishti i lopatës, nuk kanë asnjë shpresë”, tha Veliaj.

Për Berishën dhe premtimet e tij për gjëra falas, ai tha se janë vetëm gënjeshtra, sepse ata e kanë Bashkinë e Shkodrës ku mund të zbatojnë premtimet që bëjnë, ndërkohë faktet flasin vetë që nuk është bërë asgjë.

Kur dëgjoj këto muhabete, që do bëjmë falas këtë e falas atë, të duket sikur ajo parti ka dy programe: një program e ka për ata që i ka gënjyer dhe një program tjetër për ata që do të gënjejë. Ata që i ka gënjyer i ka në Shkodër, se aty e kanë Shkodrën dhe ju them: takova ca shkodranë rrugës, pse s’e bëjnë autobusin falas në Shkodër, pse s’e bëjnë çdo gjë falas në Shkodër? Na trego si e bën në një bashki që e ke, që ta kopjojmë edhe ne të tjerët. Duke qenë se ata i kanë gënjyer një herë, nuk i thotë dot dy herë. Kurse në Tiranë, ngaqë s’e ka konsumuar gënjeshtrën, e nis nga e para. M’u dhimb Saliu kur e pashë në stadium, ishte një pikëllim i madh, një burrë 80 vjeç i fliste sediljeve bosh. Se militantët kishin ardhur për të parë stadiumin, sa e panë stadiumin ikën, s’pyet njeri për Saliun. Ata i ka marrë lumi”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se Berisha ka hall se nuk kalon dot Rinasin.

Këtej flasin për fukarallëkun, e këtej nuk kanë mbjellë asnjë pemë, nuk dhuruan asnjë shtëpi për tërmetin, se një parti që ka 100 mijë euro për stadiumin, atëherë duhet ta kesh një gjë për qytetin. Mjafton të shohësh makinat e tyre, të shohësh luksin e tyre dhe ti thua: ‘Një parti me kaq shumë të ardhura, një gjë do ta bënte’. Ata nuk thonë dot nga iu vijnë lekët. Ju vijnë nga Rusia, janë rusët ata që u thonë silluni kështu. Dhe sa herë që Shqipërisë i shkojnë punët mbarë, rusët i çojnë fjalën në vesh, llogari tek konto Monikës dhe fillon sherri. Dhe ti thua ore nga lindi ky sherr. Ditën që Shqipëria bën një hap përpara ata çirren. Kështu që, ne duhet të vazhdojmë përpara”, tha Veliaj.


Shtuar 17.04.2023 17:07