Ndjekësit janë të sigurt se Greta Koçi është shtatzënë (FOTO LAJM)

Pjesëmarrja e Greta Koçit në dasma të ndryshme e ka vendosur atë në qendër të komenteve. Pasi u kryqëzua për paraqitjen e saj me kostum dhe atlete në një dasmë, së fundmi ndjekësit janë të bindur se artistja është në pritje të ëmbël.

Këtë ata e kanë lidhur me argumentin se Greta gati në çdo dasmë është shfaqur me veshje të gjera dhe atlete të rehatshme.

Po ashtu, po qarkullon edhe një foto ku vihet re barku i saj paksa i rrumbullakosur.

Deri tani mungon një reagim zyrtar nga vetë këngëtarja. Kujtojmë se ajo është e martuar prej 4 vitesh dhe jeton mes Amsterdamit dhe Tiranës.


Shtuar 29.08.2023 16:52