Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt, dalin pamjet (VIDEO)

Gjatë orëve të vona të mbrëmjës së djeshme, është përfshirë nga flakët lokali i reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.

AlbEu.com siguron pmajet nga mometi ku lokali është në flakë.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike që ka sjellë edhe pezullimin e biznesit për një kohë të pacaktuar.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.