Feston 75-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin yll të kinemasë shqiptare bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Aktori Timo Flloko lindi 75 vjet me pare me 26 prill te vitit 1948 ne Peje.

Timo Flloko është një nga personalitetet më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare dhe skenës teatrore. Rolet e shumta në kinematografi dhe teatër, i kanë dhënë një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare.

Mbi 40 role në kinematografi, mund të numërohen, ku veçantia e personazheve të interpretuara e diferencojnë artistin. Veç anës artistike dhe talentit të spikatur për aktrim, Timo Flloko është edhe një nga profesorët më të respektuar të Fakultetit të Artit Skenik.

Aktori i njohur Timo Flloko i ka falur ndër vite publikut shqiptar, emocione pafund të cilat janë vlerësuar dhe duartrokitur nga publiku.
Per disa vite emigroi ne Amerike dhe u rikthye ne Shqiperi ne vitin 2002, i angazhuar ne projekte artistike, filma etj.

Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë padyshim një ndër çiftet ikonë në Shqipëri. Të dy të suksesshëm, të dy të arrirë në fushat e tyre, ata janë padyshim edhe një nga dyshet më jetëgjata.