Kurti: Në Bruksel mora garanci për marrëveshjen e Ohrit

Kurti: Në Bruksel mora garanci për marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se në vizitën e fundit që zhvilloi në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është vlefshme, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garanci e ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu Kurti ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, është shprehur ndër të tjera Kurti.


Shtuar 7.05.2023 16:36