Aksident në afërsi të Pukës, makina bie në lumë, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumin e Arstit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.05.2023 20:20

Tags: ,