Meta nis ditën në Rrugën e Arbrit: Rama nuk mbaruar asnjë projekt, lë vetem gropa kudo

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotëm nga Rruga e Arbrit, të cilën e quan rrugica e Edi Ramës.

Meta deklaron se në 10 vjet kryeministri Rama jo vetëm rrugën që nuk e mbaroi, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropat në rrugicën e Arbrit nuk i mbush dot, edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur me qindra milionë euro.

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit e Edi Ramës. Asnjë vepër madhore publike nuk ka qenë në gjendje të realizojë kryeministri Rama, që në 10 vjet në rrugën e Arbrit ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh”, deklaron Meta.


Shtuar 9.05.2023 10:24